Ad-Aware Antivirus 10.1 sjell përshpejtim të madh të skanimit
Se çfarë ka shkuar ters tek zhvillimi i versionit të ri të Ad-Aware, do të mbetet e panjohur, por kjo kompani pas një kohe të gjatë të testimit kohë më parë ka publikuar versionin e dhjetë të paketit të vet për siguri dhe antivirus.
Versioni gratis i antivirusit Ad-Aware 10 kishte sjellë mundësi të cilat deri atëherë ishin të rezervuara vetëm për versionet me pagesë – modin antivirus për luajtje (që programi të mos ju mërzisë me porosi derisa jeni duke luajtur), mbrojtjen nga fajllat e infektuar të marrë nga Interneti, mbrojtjen e avancuar nga rootkitët dhe skanimin e përmirësuar në kohë reale.
Kompania për siguri, Lavasoft, tani ka sjellë një freskim i cili do të duhej të përshpejtojë dukshëm punën e këtij programi. Ad-Aware 10.1 sjell kapërcimin e skanimit të fajllave të cilët më parë janë shënjuar si “të pastër”, për të përshpejtuar kështu skenimin e sistemit. Tutje, Ad-Aware firewall tani automatikisht u mundëson programeve të sigurta komunikimin me Internetin, dhe përfshihet edhe përkrahja 64-bvitëshe.
Versionin gratis të Ad-Aware 10.1 me emrin “Free Antivirus+”, sikurse edhe versionet testuese të atyre me pagesë, Personal dhe Pro Security, mund t’i merrni nga sajti zyrtar i kësaj kompanie, http://www.lavasoft.com/products/ad_aware.php/.
Personal Security në krahasim me antivirusin gratis përmban mbrojtjen gjatë blerjes online dhe shfrytëzimit të rrjeteve sociale, ndërsa Pro Security i shtohet edhe firewalli dhe skanimi i e-mailave.