Acidi folik dhe ndikimi i tij

Acidi folik dhe ndikimi i tij

Acidi folik dhe ndikimi i tijAcidi folik veçanërisht merret nga gratë që duan të bëjnë një fëmijë dhe nga ato që janë tashmë shtatzëna, acidi folik, i quajtur edhe si vitamina B9, ka shumë përfitime të tjera më pak të njohura, por po aq të rëndësishme.

Përtej shtatzënisë, acid folik konsumohet edhe për të larguar rrezikun nga sëmundjet serioze dhe ai mund të përdoret gjithashtu edhe nga burrat. Acidi folik gjendet me sasi të mjaftueshme në mëlçi, perime të gjelbra, pemë, spinaq, brokoli, patate, domate, mish, peshk, në bukën e zezë etj. Zbuloni më poshtë të gjitha përdorimet e acidit folik dhe përse ai është kaq i rëndësishëm për shëndetin.

Acidi folik dhe humori

Përtej përdorimit të acidit folik në rastin e sëmundjeve mendore pak a shumë serioze, kjo substancë ndihmon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.

Acidi folik dhe imuniteti

Një dozë e përditshme prej 2 mcg acid folik përmirëson sistemin imunitar dhe parandalon të këqijat e sezonit dhe shumë shqetësime të tjera.

Acidi folik dhe shëndeti i arterieve

Duke përmirësuar shëndetin e arterieve, acidi folik është në gjendje që të parandalojë ndodhjen e goditjeve dhe sëmundjeve kardiovaskulare edhe te pacientët që vuajnë nga diabeti, te të cilët arteriet janë më të brishta.

Acidi folik, skizofrenia dhe çrregullimi bipolar

Acidi folik është konsideruar të jetë një element pothuajse esencial në trajtimin e sëmundjeve mendore më të rënda. Kjo substancë përmirëson funksionimin e neurotransmetuesve në tru dhe ajo mund të integrohet në dietën e përditshme, sepse shumica e barnave të përdorura në trajtimin e skizofrenisë dhe çrregullime të tjera, kanë tendencë që të ulin nivelet e acidit folik në trup, me të gjitha pasojat e rastit.

Acidi folik dhe shëndeti i lëkurës

Një mangësi e acidit folik ndikon në rritjen dhe rinovimin e qelizave. Konsumimi i përditshëm i kësaj substance e bën lëkurën më të butë, të ndritshme e të bukur si në pamje ashtu edhe në prekje.

Acidi folik dhe infeksionet bakteriale

Acidi folik ka dëshmuar të jetë në gjendje të parandalojë infeksionet bakteriale vaginale.

Acidi folik dhe glaukoma

Acidi folik është një aleat i rëndësishëm edhe në trajtimin dhe në parandalimin e glaukomës okulare dhe të degradimit molekular tipik i kalimit të viteve apo i avancimit të moshës.

Acidi folik dhe depresioni

Edhe në trajtimin e depresionit, acidi folik rezulton të jetë një aleat i rëndësishëm. Gjatë gjendjes depresive, disa neurotransmetues si dopomina dhe serotonina, përgjegjëse të mirëqenies në përgjithësi, mungojnë dhe është pikërisht acidi folik i cili sintetizon dhe rrit praninë e tyre në

organizëm. Përveç kësaj, nivelet e ulëta të acidit folik influencojnë negativisht në absorbimin e ilaçeve antidepresive.

Acidi folik dhe shurdhëria

Në pleqëri, një shtesë e acidit folik në dietë zvogëlon rrezikun e humbjes së dëgjimit për shkaqe fiziologjike.

Acidi folik dhe sporti

Gjatë sportit dhe sforcimeve fizike në përgjithësi, trupi prodhon një sasi të madhe homocystein​​, e cila mund të vërë në rrezik shëndetin e zemrës. Pra, është mirë që dietën tuaj ta plotësoni me acid folik, i cili neutralizon efektet negative të homocysteinës​​.