Acer Z3 “të gjitha në një” mbërrin në SHBA

Acer Z3 “të gjitha në një” mbërrin në SHBA

Acer Z3 “të gjitha në një” mbërrin në SHBAProdhuesi i kompjuterëve personalë Acer tashmë ka sjellë disa produkte të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë desktopin për lojëra Predator AG3 dhe një version të ri të laptopit me ekran të ndjeshëm për prekje, Aspire M5.

Më parë i lajmëruar në Computex, por vetëm për blerësit ndërkombëtarë, Aspire Z3-605 “të-gjitha-në-një” tani është zyrtarisht duke shkuar në SHBA.

Sistemi prej 23 inç është mjaft i mprehtë në dukje për një sistem “të-gjitha-në-një” dhe një veçori mirëseardhëse është shtrëngimi i brenda-ndërtuar që mund të paketojë kabllot, kështu që nuk duket që ju e keni një rrëmujë me kabllo prapa shasisë së pajisjes.

Ekrani 1080p IPS anon brenda 30 shkallëve për të ndryshuar këndin dhe Z3 ka altoparlantë të brenda-ndërtuar Harman-Kardon. Procesori është Intel Core i5 (nuk e dimë ende nëse do të jetë një gjeneratë e re Haswell i5), me një maksimum prej 8 GB RAM dhe 1 TB disk të fortë.

Është e qartë që është i prodhuar për përdorim multimediatik si një zëvendësim i një televizioni të vogël, pasi paraqet një hyrje HDMI, dy porte USB 3.0 dhe dy porte USB 2.0 dhe një lexues të brenda-ndërtuar të DVD-ve.

Z3 fillon me çmimin prej 699 dollarësh, pa ekran të ndjeshëm, ndërsa 799 dollarë me ekranin e ndjeshëm. (PCWorld Albanian)

– See more at: http://www.pcworld.al/acer-z3-te-gjitha-ne-nje-mberrin-ne-shba/#sthash.ZtX5NC0c.dpuf