1283767215-73

Acer, tablet me tastierë QWERTY

Këto ditë thuhet se edhe një tjetër kompani është duke punuar në një tablet të ri Android, mirëpo i cili do të jetë pakëz më ndryshe, duke e marrë parasysh që i njëjti do të ketë edhe tastierë rrëshqitëse QWERTY.

Të paktën, kështu thuhet sipas një raporti të kohëve të fundit, i cili ka zbuluar se Acer është duke përgatitur tabletin e saj të ri Android, me tastierë me rrëshqitëse.

Sipas raportit, thuhet se tableti i ri i Acer në Android do të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje me10 inç, tastierë QWERTY, dhe procesor të ARM.

Megjithatë, përveç këtij informacioni asnjë hollësi tjetër nuk është dhënë për këtë model të ri të tabletit të Acer.