Abuzime me karburantin, paguajmë 1 litër, marrim treçerekun

Abuzime me karburantin, paguajmë 1 litër, marrim treçerekun

Abuzime me karburantin, paguajmë 1 litër, marrim treçerekunKonsumatorët shqiptarë janë aktu-alisht më të “dhunuarit” në Europë, sepse e blejnë karburantin e dorës së fundit me çmimin më të lartë. Por më e keq ja vjen që, pasi kanë paguar llu-min për naftë, marrin vetëm 75 për qind të sasisë së karburantit.

Kjo sit-uatë tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht. Gjatë një inspektimi dje në kryeqytet, Drejtoria e Përgjith-shme e Metrologjisë dhe Kalibrimit verifikoi se pikat e karburantit përveç cilësisë abuzojnë edhe me sasinë.

Gjendja

Nga 30 kontrolle që ushtruan dje inspektorët, vërejtën se në 5 raste pi-kat e pakicës së karburanteve kanë abuzuar me sasinë e ofruar klientëve. Abuzimi konstatohet të valvula e pompës. “Kjo valvul kalibrohet nga inspektoratet dhe për rrjedhojë mban vulën e sigurisë. Por në shumë raste inspektorët kanë vërejtur se vulat kanë qenë të dëmtuara dhe jo-funksionale”, – tha pas kontrollit drejtori i Qendrës Rajonale të Metrologjisë, Frrok Cako.

“Por për të shmangur këtë situatë, qytetarët duhet që para se të furnizohen të ver-ifikojnë nëse pikat e karburantit janë të pajisura me vulën e kalibrimit”, – shtoi ai. Pasi kanë verifikuar abuz-ivitetin me sasinë, inspektorët e Metrologjisë kanë gjobitur me nga 750 mijë lekë të reja pesë pika karbu-ranti në kryeqytet dhe kanë pezul-luar aktivitetin e njërës prej tyre, për shkak të abuzimit me sasinë e kar-burantit që u shesin konsumatorëve duke manovruar me makinerinë e pompës. Aksione të tilla janë ndër-marrë edhe më parë. Por bizneset e karburantit nuk e kanë harxh të madh të paguajnë gjobën dhe vijojnë abuzimin. Pasi niveli i gjobës në ra-port me fitimin është i papërfillshëm.

Kaosi me çmimet

Për shkak të krizës ekonomike në Europë dhe frenimit të rritjes, në Ki-në një fuçi naftë në bursa po shitet 104 dollarë. Ndërsa në tregun tonë një litër naftë shitet me 185 lekë, një-soj sikur çmimi në tregun e huaj të ishte 160 dollarë për fuçi. Por duke marrë në konsideratë edhe abuzimin me sasinë dhe cilësinë si kërkund në Europë, konsumatorët shqiptarë e paguajnë naftën shumë më shtrenjtë se pjesa tjetër e kontinentit. Duke përfshirë të gjitha kostot që lidhen me blerjen, transportin, taksat dhe të tjera, ato përcaktojnë 50 për qind të nivelit të çmimeve të karburan-teve. Pjesa tjetër administrohet nga tregtarët.

Por tani kur e gjithë Euro-pa dhe konsumatorët e saj po përfitojnë nga çmimet e ulëta, në Shqipëri rënia e çmimit mbetet gati e parefle-ktuar. Tradita ka treguar se tregu i naftës në vendin tonë është joelastik ndaj tregut ndërkombëtar kur bie fjala për uljen e çmimeve, ndërsa për rritjen e tyre ecet me të njëjtat ritme. Sa herë ngrihet bursa e naftës, çmimi në vendin tonë vjen dy ditë para dhe 20-30 për qind më i lartë; sa herë ulet çmimi i naftës në tregun europian dhe botëror, tregu vendas ‘harron’ të reagojë me ulje. Për rrjedhojë, ne vi-jojmë të kemi çmimet e krizës. Këtë javë ka nisur nga aktiviteti kontrolli i cilësisë së tregut nga kompania koncesionare “Global Fluids”, por se sa do të jetë e aftë të kthejë standar-det në treg, kjo mbetet për t’u verifi-kuar gjatë periudhës në vijim./mapo/