Abdel Fatah as Sisi kandidohet për president të Egjiptit

Abdel Fatah as Sisi kandidohet për president të Egjiptit

Abdel Fatah as Sisi kandidohet për president të EgjiptitMinistri egjiptian i Mbrojtjes Abdel Fatal as Sisi deklaroi se do të kandidohet për president të shtetit, publikoi gazeta “As Sejasa” nga Kuvajti.

Gazeta e citon Sisin i cili thotë se nuk ka alternativë tjetër përveç se t’u përgjigjet kërkesave të popullit egjiptian që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të cilat duhet të mbahen në afat prej gjashtë muajsh.

Në korrik Sisi luajti rol udhëheqës në rrëzimin nga pushtetit të presidentit të parë të zgjedhur të lirë të Egjiptit, islamistin Mohamed Morsi, pas protestave masive.

Morsi dhe lëvizja e tij Vëllazëria myslimane e akuzojnë Sisin se ka kryer grusht-shtet dhe e ka shkatërruar progresin demokratik të shtetit pas rrëzimit nga pushteti të Hosni Mubarakut në vitin 2011.