AAKAAK i do karriget e Vetëvendosjes

AAK i do karriget e Vetëvendosjes

AAKAAK i do karriget e VetëvendosjesAleanca për Ardhmërinë e Kosovës përpos që e kërkon postin e nënkryetarit të Kuvendit, pozitë që e mban Glauk Konjufca i “Vetëvendosjes”, kërkon nga kjo e fundit t’i lëshojë edhe ulëset e para në Kuvend. AAK bën këto kërkesa pasi aktualisht ka më shumë deputetë se VV në Kuvend, pas largimit të deputetes Alma Lama nga partia e Albin Kurtit.

Sekretari i AAK-së, Burim Ramadani ka kërkuar nga Lama t’i bashkohet AAK-së në Kuvend, duke arritur që numrin e deputetëve ta çojnë në 13. Mirëpo, kërkesat e tilla të AAK-së hidhen poshtë nga “Vetëvendosja”.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë për “Zërin” se pas diskutimeve që do t’i kenë në parti do ta bëjnë edhe kërkesën pranë Kuvendit të Kosovës për postin e nënkryetarit dhe për ulëset në ndërtesën e legjislativit.

Zëdhënësi i lëvizjes VV, Erzen Vraniqi, thekson se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2010, partia e tyre ishte e treta./koha/