Donika Kadaj-Bujupi

AAK: Do të “digjet” cilido kandidat i PDK-së

Donika Kadaj-BujupiNë datën 2 tetor, do të mbahet seanca konstituive e radhës. Blloku opozitar shprehet bindshëm se PDK sërish do të dalë e humbur nga kjo seancë.

Partia Demokratike e Kosovës do të nominojë sërish si kryetar Kuvendi, Arsim Bajramin, i cili u përzgjodh fillimisht edhe në seancën e kaluar konstituive. Këtë nominim të PDK-së e ka bërë të ditur, Hajredin Kuci, i dytë për nga rëndësia në PDK. Por ai nuk shtuar asgjë më tepër se kaq.

Ndërkohë, Donika Kadaj-Bujupi, anëtare në kryesinë e AAK-së, është shprehur se cilido kandidat i PDK-së nuk do të votohet, cilido qoftë, ai do të “digjet”. Ajo është shprehur se vota do të jetë për Isa Mustafën. Pas dështimit të PDK-së në seancat e kaluara, blloku opozitar LDK-AAK-Nisma do të nominojnë sërish Isa Mustafën si kryetar Kuvendi.