A janë pajtuar Afërdita me Shpatin?

A janë pajtuar Afërdita me Shpatin?

A janë pajtuar Afërdita me Shpatin?Në njërin nga profilet e shumta me emër të Shpat Kasapit në facebook, i cili edhe ka më së shumti miq dhe njdjekës, por që nuk dihet nëse administrohet prej tij, vërehet një ndryshim në përmbajtjen e fotografive.

Në foton profilit dhe cover janë vendosur fotografi, ku ish qifti Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi, janë bashkë.

Përveq kësaj, nuk jepet ndonjë sqarim tjetër. Përgjigje nuk u është kthyer as fansave kureshtar, të cilët poshtë fotove, përmes komenteve, pyesin nëse çifti është bërë bashkë.

Ndërsa dyshimi edhe më i madh se çifti mund të jetë bashkuar, vjen permes një komenti në Tëitter, nga ana e Afërditës. Ajo në një nga postimet e fundit, i bërë pak kohë pas publikimit të lajmit, jep të kuptosh se ata dy vazhdojnë të qëndrojnë larg njëri tjetrit. Afërdita, duke mos sqaruar shumë, ka shkruar vetëm tri fjalë, ku ka thënë se nuk ka asnjë pajtim të madh.

Çifti u nda disa ditë pas publikimit të disa fotove ku Afërdita shihej në një jaht me aktorin hollivudian, Leonardo Di Caprio.