ipmr

A është ky iPhone 5

Deri më sot, ne kemi parë shumë koncepte për modelin e ri të telefonit të mençur të Apple, iPhone 5.

Mirëpo, koncepti i fundit vizual për iPhone 5 i cili është krijuar nga Mac Rumors, thuhet se është i ngjashëm me atë që do të jetë origjinal, i bërë nga vetë Apple.

 

Siç edhe mund të shihni nga fotografitë, modeli i bërë nga Mac Rumors posedon të gjitha karakteristikat e iPhone 5, për të cilat është folur deri më sot.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse iPhone 5 do të duket kështu siç e kanë bërë Mac Rumors, por e vërteta do të dihet kah muaji shtator ose tetor i këtij viti. Çka mendoni ju, na shkruani në komente.