cr77-1-e1497614451704-780x439

A do të largohet Ronaldo nga Reali? Kështu përgjigjet Andre Silva?

‘Ronaldo do të largohet nga Real Madridi’, ky është titulli i gjitha mediave botërore.

Pas akuzave ndaj Cristiano Ronaldos për evazion fiskal, tani më ka filluar të bëjë bujë një tjetër lajm për portugezin.

‘Ronaldo do të largohet nga Real Madridi’, ky është titulli i gjitha mediave botërore – që sipas tyre portugezi nuk mund të durojë akuza ndaj tij, që i quan të pavërteta dhe ka kërkuar largimin nga “Santiago Bernabeu”.

Lidhur me këtë, në konferencën për media është pyetur edhe shoku i tij i Kombëtares, Andre Silva, i cili ka thënë se portugezi është i qetë dhe i fokusuar për Kupën e Konfederatave.

“E shoh Ronaldon të motivuar dhe të qetë, nuk po mendon për asgjë tjetër. E shoh atë të motivuar për Kombëtaren para ndeshjeve në Kupën e Konfederatës dhe ai na ndihmon shumë”, tha Silva.

“Është nder për mua të luaj me të, Që ku kam qenë fëmijë e kam imagjinuar vetën në arena të mëdha përkrah tij apo edhe nivelin e tij. Jam i lumtur që luaj me të”, shtoi ai.