A do të kthehen 1 milardë eurot e kosovarëve në ish-Bankën e Lubjanës?

A do të kthehen 1 milardë eurot e kosovarëve në ish-Bankën e Lubjanës?

A do të kthehen 1 milardë eurot e kosovarëve në ish-Bankën e Lubjanës?Rreth 1 miliard euro llogaritet të jenë kursimet e kosovarëve të cilat me shpërbërjen e Jugosllavisë, humbën në ish- ­Bankën e Lubjanës.

Por një vendim i Gjykatës së Strasburgut, ka mundësi që ta shtyejë Qeverinë sllovene t’ua kthejë paratë kursimtarëve nga Kosova. Kjo është paralajmëruar edhe nga qeveria e këtij shteti.

Vitin e ardhshëm qeveria e Sllovenisë pritet t’i miratojë ligjet e nevojshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut, transmeton RTK.

Njohësi i fushës së financave publike, Profesor Dr. Sabri Kadriu, vlerëson se një hap i tillë i Sllovenisë duhet të pasohet edhe nga republikat tjera të ish­-Jugosllavisë. Ai pretendon se paratë duhet të kthehen së bashku me kamatën dhe fitimin e humbur në bazë të kritereve ekonomike. Kadriu thotë se vlera e parave llogaritet rreth një miliard euro.