A do jetë  Lëvizja Vetëvendosje në qeveri?!

A do jetë Lëvizja Vetëvendosje në qeveri?!

A do jetë  Lëvizja Vetëvendosje në qeveri?!Blloku LDK-AAK-NISMA shpreson që brenda koalicionit të përfshijë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Nënkryetari i AAK’së, Ahmet Isufi, thotë se është dëshirë e koalicionit paszgjedhor që të ketë përafrim të qëndrimeve, me qëllim të formimit të një Qeverie stabile.

“Ne do të jemi në kontakt me Vetëvendosjen dhe do të shohim pas vendimit të Gjykatës se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm. Dëshira jonë është që të përafrohen qëndrimet, në mënyrë që të kemi një Qeveri stabile, e cila garanton funksionim normal të shtetit. Normalisht që ne jemi të interesuar që ta bëjmë një marrëveshje, e cila është garantuese e funksionimit të Qeverisë, në mënyrë që Kosova të ketë institucione të qëndrueshme”, tha Isufi për Politiko.net.

Ahmet Isufi ka theksuar në fund se beson se do të ketë marrëveshje me VV-në, për shkak se kjo do të ishte dhe në interes të vendit.