9-të shqiptarë luajnë në Champions League

9-të shqiptarë luajnë në Champions League

9-të shqiptarë luajnë në Champions LeagueSkuadrat shqiptare nuk arritën të kualifikohen në Champions League, porn ë këtë do të luajnë nëntë futbollist me prejardhje shqiptare. Ndërsa tre futbollist shqiptar me prejardhje nga Maqedonia do të luajnë në elitën e futbollit evropian.

Champions League në futboll ka një numër të madh të shqiptarëve dhe disa prej tyre janë edhe më të merituarit që klubet e tyre janë kualifikuar në fazën e grupeve. Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është pjesë e skuadrës së Bayernit dhe prej favoritëve për tët fituar Championsion.

Baseli, kampion i Zvicrës, ka në radhët e veta pesë shqiptarë. Shkëlzen Gashi, një mesfushor i dëshmuar që çdo ndeshje po shënon gola për ekipin e njohur zviceran. Ai së bashku me Taulant Xhakën, Naser Aliji dhe Arlind e Albian Ajeti, do të janë forcë e skuadrës në garën më prestigjioze. Pastaj pjesë e kësaj gare është edhe Pajtim Kasami, që në hapje të kampionatit grek tregoi lojë të mirë dhe shënoi evrogol për Olympiakosin.

Ai me Olympiakosin kanë synime të mëdha. Dy klubet që vlerësohen si befasia më e madhe e kualifikimit në Champions pa dyshim janë Malmo nga Suedia dhe Maribori nga Sllovenia. Në ekipin e Mariborit luan Agim Ibraimi, i cili është alfa dhe omega e kësaj skuadre sikur edhe sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Agon Mehmeti të Malmo.