parat

800 mijë euro bien nga qielli

paratArabia Saudite është bërë vendi i parë në botë, ku nga qielli bien dhe para. Banorët në provincën e Asirit Perëndimor nuk mund t’u besonin syve kur panë që nga ajri po binin qindra monedha vendase riyal.

Ndryshe nga se veprohet kur bie shi, njerëzit hapën duar për të kapur sa më shumë të mundeshin dhe në fytyrën e tyre kishte buzëqeshje.

Shumë njerëz ishin të interesuar të kapnin sa më shumë kartëmonedhe dhe nuk ishin të interesuar aspak për burimin e parave.

Gazeta lokale “Sabq”, e shpjegon kështu fenomenin: “Dy punonjës banke po furnizonin një bankomat gjatë një stuhie rëre dhe kjo bëri që kartëmonedhat t’i merrte era”.

Ata kërkuan ndihmën e policisë, por asnjë kartëmonedhë e vetme nuk u gjet. Video ku njerëzit kapin paratë në tokë është publikuar në rrjetet sociale.

Por, ndërkohë disa media thonë se në fakt videoja nuk është regjistruar në Dubai. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

[youtube_sc url=”https://www.youtube.com/watch?v=pZxR0TK2S0o”]