8-muajshe shtatzënë, stërvitet duke ngritur 100 kg

8-muajshe shtatzënë, stërvitet duke ngritur 100 kg

8-muajshe shtatzënë, stërvitet duke ngritur 100 kg Katja Harjanne është një grua britanike 8 muajshe shtatzënë, por kjo gjë nuk e pengon aspak për t’u stërvitur me pesha të rënda. 39-vjeçarja vazhdon të ngrejë 100 kg në sesionet e saj stërvitore pasi mendon se kjo gjë e ndihmon atë të qëndrojë e shëndetshme gjatë kohës që pret lindjen e fëmijës së saj.

“Kur mësova se prisja një fëmijë, nisa të kontrolloja në internet mbi efektet e stërvitjes tek një grua shtatzënë. Gjeta shumë efekte pozitive dhe vendosa të vazhdoja stërvitjen si përherë. Tani nuk ngre shumë pesha, e kam ulur rëndesën me progresin e shtatzënisë”, thotë Katja për ‘Daily Mirror’.

Ajo tregon se ka mbështetjen e plotë të partnerit të saj, 28-vjeçarit Jason.

“Ai është krenar për mua dhe më ka mbështetur shumë. Ka raste që më thotë që ta ul ritmin, por më mbështet në atë që po bëj”, tregon Katja./tch/