ipohen

8 mënyra se si prodhuesit e pajisjeve “mashtrojnë” përdoruesit

ipohenSigurisht çdokush i përfshirë në procesin e prodhimit të pajisjeve të ndryshme, mund të ketë mjaftueshëm justifikime, që nuk është bërë me qëllim për ti mashtruar përdoruesit dhe se çdo gjë është standarde dhe fikse në Industrinë e Teknologjisë, por pajisjet (harduerë) janë reklamuar shumë herë duke mashtruar me shifrat.

Ne do të shohim 8 mënyra sesi përdoruesit “mashtrohen” nga kompani të ndryshme.Nuk reklamohet madhësia të dhënave në dispozicion

Prodhuesit e pajisjeve reklamojnë gjëra të tilla si “64 GB Surface Pro” dhe “16 GB Galaxy S4”. Një përdorues naiv do të thoshte se kam 64 GB ose 16 GB të lira për ti përdorur ose më pak se ajo që reklamohet dhe kjo shpesh nuk është aspak e vërtetë. Sipas të dhënave në pajisjen e Microsoft-it kemi vetëm 28 GB të disponueshme nga 64 GB dhe për Galaxy S4 kemi 8 GB nga 16 GB të reklamuara.

Pra këto kompani reklamojnë madhësinë e të dhënave që mund të mbajë dhe jo madhësinë e disponueshme e cila do ishte më e drejtë. Megjithatë kjo do ishte pak konfuze nëse i krahasojmë me pajisjet e një kompanie tjetër si Apple. Për shembull “iPadi 64GB” i Apple të ofron 57 GB hapësirë të lirë për përdorim që është shumë më tepër sesa ajo çfarë ofron “64 GB Surface Pro”. Do të ishte më e drejte të reklamohej “28 GB Surface Pro”,”8 GB Galaxy S4” dhe “57 GB Apple iPad”.

Prodhuesit e pajisjeve dhe Windows-i përdorin mënyra të ndryshme për matjen e sasisë të dhënave që mund të mbajnë pajisjet e tyre

Ajo çfarë duket më tepër shqetësuese është se prodhuesit e pajisjeve dhe Windows-i përdorin mënyra të ndryshme për matjen e madhësisë së të dhënave që mund të mbajnë. Që ta thjeshtojmë, një hardisk i reklamuar si 500 GB, në Windows shfaqet sikur të jetë 465 GB. Të dy si Prodhuesit dhe Windows përdorin këto dy germa “GB” tek të dhënat, por realisht prodhuesit përdorin “Gigabyte” për matjen, ndërsa Windows përdor “Gibibytes”. Kjo duket mjaft e ngatërruar, por në fund të fundit nëse blen një hardisk 500 GB do të kesh mundësi për të përdorur vetëm 465 GB të saj në Windows.

Rrjetet 4G realisht janë 3G

4G-ja zakonisht është përdorur si term për të treguar gjeneratën e re të rrjeteve mobile, por me të vërtetë me kalimin e viteve thjesht është rimodeluar duke përmirësuar pak rrjetin 3G. Që të jetë më e qartë: në përditësimin e iOS 5.1, ky përditësim ndryshoi indikatorin e rrjetit duke e bërë nga “3G” në “4G”. Asgjë nuk ndodhi, i njëjti iPhone ishte dhe Apple pranoi ta lëshonte këtë përditësim sepse operatori në fjalë donte ta quante rrjetin e tij 4G kur realisht ishte 3G. Pra iPhone u përmirësua brenda “natës” nga 3G në 4G, por ajo çfarë ndryshoi në këtë mes ishte vetëm emërtimi.

Retina, Reality Engine dhe fraza të tjera mbeten thjesht togfjalësha

Mund ti shikoni specifikat e pajisjeve të ndryshme për ekranet e tyre, veçanërisht smartfonët. Do të gjeni një listë me fjalë që domethënë duhet të jenë specifikime. Sony ka “TrueBlack” dhe “X Reality Engine”, Toshiba ka “TrueBrite”, Nokia ka “ClearBlack” dhe “PureMotion” dhe fjalë të tilla të pafundme që duhet të ishin pjesë e specifikave të pajisjeve si teknologji të avancuara. Janë mashtrime nga prodhuesit, duke i paraqitur këto teknologji si pjesë të pajisjeve të tyre dhe duhen të jenë vetëm ekskluzivitet i kompanive respektive. Apple thotë se vetëm ata kanë smartfonë me ekran Retina dhe është e vërtetë se ky term përdoret vetëm nga Apple dhe fakti qe ka pajisje të tjera që kanë dendësi më të lartë pixelash, ato nuk janë Retina.

Gati për Wifi (Wi-Fi Ready): Por realisht nuk ekziston

Disa DVD Blue-Ray ose televizorë të mençur reklamojnë sikur janë “të gatshëm” për të përdorur Wi-Fi (Wi-Fi Ready) dhe ju mendoni se me të vërtetë këto pajisje mund të lidhen me rrjetin Wireless në shtëpitë tuaja, por e keni gabim. Sipas këtyre kompanive ajo çfarë kanë dashur të tregojnë me (Wi-Fi Ready) është se TV ose Blue-Ray kërkon një USB të veçantë Wi-Fi për tu lidhur dhe duhet të blihet tek ato. Kjo do të thotë se Wi-Fi Ready tregon se ju duhet të bëheni gati të blini diçka tjetër, në këtë rast këtë USB për tu lidhur me rrjetin Wi-Fi.

Monitorët nuk reklamohen me madhësinë e ekranit të tyre

Zakonisht kur duam të blejmë një monitor ajo çfarë bie në sy është madhësia e tij e shprehur në inç. Për shembull nëse keni një monitor 17 inç dhe të mendoni se hapësira e ekranit është po 17 inç, do ishte gabim. Kjo sepse prodhuesit tek madhësia 17 inç përfshijnë pjesët anësore që nuk janë pjesë e ekranit, kufizojnë ekranin i cili duhet të ishte 17 inç. Pra kemi një monitor, 15 inç ekrani dhe 17 inç pjesa rrethuese e ekranit. Ekranet LCD zakonisht matin vetëm ekranin jo monitorin, megjithatë akoma mund të gjesh ekrane LCD me terma të tillë si “Madhësia Monitorit” dhe “Hapësira e Ekranit”.

Kabllot dixhitalë të shtrenjte nuk janë aspak më të mirë se ato që mund të keni

Ka disa kompani që reklamojnë kabllo dixhitalë të shtrenjta që ju të keni mundësinë të shijoni cilësinë maksimale të një pajisje me anë të tyre. Kjo nuk është e vërtetë, si një kabllo HDMI ashtu edhe këto kabllo “dixhitalë” super të shtrenjta transmetojnë bite “1” dhe “0” dhe sinjali ose transmetohet ose nuk transmetohet fare, nuk ka të bëjë fare me cilësinë dhe nuk ka asnjë dallim mes tyre. Nuk duhet ti ngatërrojmë kabllot e vjetra analoge me ato dixhitale. Në rastin e mësipërm kemi të bëjmë me dy kabllo dixhitalë që kryejnë funksionin njësoj, por që njëri është shumë më i shtrenjtë dhe teorikisht duhet të ofrojë më shumë cilësi e cila në praktikë do ishte absurde.

Jetëgjatësia e baterive shpesh ekzagjerohet

Nëse doni të blini një pajisje mos u mashtroni thjesht nga specifikat e treguara nga prodhuesi për bateritë. Duhet të kërkoni për të dhëna të besueshme nga duar të “treta” që bëjnë edhe testimin e këtyre baterive dhe që nuk e kanë biznes këtë gjë. Jetëgjatësia e baterive zakonisht shprehet me “deri në x orë” ose “maksimumi x orë”, do ta kuptoni se këto të dhëna janë shumë më tepër “optimiste” se çfarë keni parë deri më sot. (PCWorld Albanian)