77vjet77 vjeçari i mvarur nga ushtrimet fizike

77 vjeçari i mvarur nga ushtrimet fizike

77vjet77 vjeçari i mvarur nga ushtrimet fizikePër shumë njerëz dalja në pension do të thotë një mundësi për të shijuar ditët e lira, kalimin e kohës në veshje të rehatshme, duke u relaksuar para televizorit. Por për një kinez, kjo do të thotë diçka krejtësisht ndryshe.

77-vjeçari Gao Yinyu në dhjetë vitet e fundit, çdo mëngjes e fillon me aktivitet fizik, dhe atë mjaft radikal. Balancimin siç bëjnë gjimnastët, deri në ndejtje me duar, ky kineze nuk heq dorë nga ushtrimet edhe në temperatura prej -25 gradë Celsius.

Mësuesi në pension nga Jilin pjesa veriore e Kinës thekson se në sajë të regjimit radikal të ushtrimeve, gjatë dhjetë viteve të kaluara as një herë nuk është sëmurë, njofton “Strugasot”.

“Unë nuk kam frikë nga i ftohtit. Kur ushtroj, nuk e vë re temperaturën, jam i fokusuar vetëm në stërvitje. U rekomandoj të gjithve të përpiqen të ushtrojnë në menyrën time, kjo është me të vërtetë e shëndetshme. Ndoshta në fillim do të jetë e vështirë, por më vonë trupi mësohet. Mirë është ndonjëherë për ti testuar kufijtë tuaja dhe të përforcoheni”, tha Yinyu për “Huffington Post”.