7-të vjet shtet me institucione të dështuara

7-të vjet shtet me institucione të dështuara

7-të vjet shtet me institucione të dështuaraNë përvjetorin e saj të shtatë si shtet Kosova ende nuk ka arritur të funksionalizojë mirëfilli punën e tri shtyllave kryesore të saj: Parlamenti, Qeverisë dhe gjyqësori.

Por sfida më e madhe para së cilës është gjetur Kosova në këtë përvjetor, e ngjashme me vatrat e krizave dhe të luftës, sipas analistëve, është eksodi masiv i popullatës. Kjo edhe po shihet si dëshmi qenësore që flet për dështimin e shefave të institucioneve të saj, shkruan sot Koha Ditore.

Analistët politikë pohojnë së dështimet në funksionalizimin e tri shtyllave kryesore të shtetit kanë shkaktuar mungesën e një strategjie zhvillimore, si dhe një proces të parregullt të privatizimit të pronës publike dhe asaj shoqërore. E të gjitha këto së bashku kanë pasur për pasojë varfërinë, papunësinë dhe rritjen e shkallëzuar të krimit të organizuar, për të cilën gjë Kosova është bërë kampion në rajon.

Ata pohojnë se për shtatë vjet si shtet Kosova numëron fare pak progres dhe shumë dështime.