7-të të dyshuar për terrorizëm dalin para gjykatësit

7-të të dyshuar për terrorizëm dalin para gjykatësit

7-të të dyshuar për terrorizëm dalin para gjykatësitNë orët e vona të mbrëmjes së djeshme, shtatë të arrestuar nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste, kanë dalë para një gjykatësi në Prishtinë.

Para gjykatëstit dolën Genc Selimi, Nuredin Sylejmani, Valon Shala, Ardian Mehmeti, Musli Hyseni, Fidan Demolli dhe Bekim Mulolli, të cilët janë arrestuar në nëntor të vitit të kaluar.

Dy prej tyre dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dy shtetase amerikane. Të dyja shtetaset amerikane shërbenin në Kosovë si misionare të Kishës së Jezusit të Shenjtë të Ditës së Fundit, dhe e kanë dhënë dëshminë e tyre nëpërmjet një video lidhjeje, njofton INA.

Shtatë të arrestuarit po hetohen nën dyshimet për përfshirje në përgatitje të veprimeve terroriste, nxitje të urrejtjes racore, fetare apo etnike, përçarjes apo mosdurimit kombëtar në lidhje me sulmin fizik ndaj misionareve amerikane.