50 miliardë shkarkime nga Play Store

50 miliardë shkarkime nga Play Store

50 miliardë shkarkime nga Play StoreDrejtori ekzekutiv i Google, Larry Page këtë javë e ka zbuluar se më shumë se 1.5 milionë pajisje Android janë duke u aktivizuar çdo ditë, një ngritje kjo nga 1.3 milionë sa aktivizoheshin në shtatorin e vitit të kaluar.

Para pak kohësh kompania pati thënë se tashmë janë bërë 900 milionë pajisje Android në tërë botën, fakt për të cilin drejtori i Google ka thënë “se është arritje e jashtëzakonshme, kur kihet parasysh se Android ka filluar vetëm para 5 vitesh”.

Dyqani virtual i aplikacioneve të Google ka parë një rritje të jashtëzakonshme në treg, dhe Page ka thënë se deri më sot në Play Store janë shkarkuar më shumë se 50 miliardë aplikacione, apo edhe një herë më shumë se në shtator të vitit të kaluar kur përdoruesit e Android kishin shkarkuar 25 miliardë aplikacione.

Google pritet që këtë vit, apo në fillim të vitit të ardhshëm ta kalojë rivalin Apple për nga numri total i aplikacioneve të shkarkuara.