50 Cent do të martohet
Ylli i muzikës hip-hop, 50 Cent, ka zbuluar se ai është fejuar dhe do të martohet.
Reperi i shndërruar në aktor ka zbuluar në Twitter se ai i ka propozuar të dashurës së tij, e cila thuhet se është ylli i muzikës r’n’b, Ciara, dhe planifikon të martohet me të në një të ardhme të afërt.
“Mirëmëngjesi, isha shumë i ngazëllyer pas koncertit të mbrëmshëm. Jam fejuar. E dua veten shumë, 6 shtator, do të martohem”, ka shkruar 35 vjeçari.
Javën e kaluar, 50 Cent tha se ai do të hiqte dorë nga Twitter për t’u përqendruar në albumin e tij të ri.