475 mijë eurot e pasaportave u dorëzuan “Te Gjyla”

475 mijë eurot e pasaportave u dorëzuan “Te Gjyla”

475 mijë eurot e pasaportave u dorëzuan “Te Gjyla”Një darkë me ushqime tradicionale “Te Gjyla” në Ferizaj, besohet se i ka sjellë fitime të mëdha Besnik Berishës.

Natali Velija ka thënë se aty ia ka dorëzuar 475 mijë euro kesh drejtorit të Departamentit për Prodhim të Dokumenteve, Besnik Berisha, si shpërblim për tenderin e pasaportave që kishte fituar kompania austriake OeSD.

Velija u ka thënë prokurorëve se Berisha i kishte marrë këto para për vete dhe për të tjerët që kanë ndihmuar kompaninë austriake të fitonte tenderin.

“Paratë ajo thotë se i ka ndarë me të tjerë, verën e kaluar, pak ditë pasi Ministria e Punëve të Brendshme i kishte derdhur rreth 1.4 milionë euro në llogarinë bankare me numër 1701001012075322 në NLB Prishtina”, ka thënë një burim brenda Policisë. “Këto para ka thënë se i ka dhënë pasi kishte nisur tërheqjen e parave nga llogaria”.

Velija ka thënë se një pjesë të parave ia ka dhënë edhe partnerit të saj në biznes, Fisnik Blakaj. Rreth 300 mijë euro ka pohuar se i ka transferuar nga llogaria bankare, të tjerat i ka dhënë kesh.