45-vjeçari i hedh gruas fotoksinë në verë, vdes 42 vjeçarja

45-vjeçari i hedh gruas fotoksinë në verë, vdes 42 vjeçarja

45-vjeçari i hedh gruas fotoksinë në verë, vdes 42 vjeçarjaNë Urën Vajgurore të Beratit një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një familje. Mësohet se burri ka vrarë me mjete të forta gruan, për motive të cilat sipas hetimeve paraprake lidhen me xhelozinë.

42-vjeçarja Mimoza Zeqo ka humbur jetën pas plagëve të marra nga goditjet nga i shoqi, Tomorr Zeqo. Sipas informacioneve, Zeqo pas goditjeve i ka dhënë të pijë me forcë një gotë verë të cilës i kishte hedhur fotoksinë. Ngjarja makabre është shënuar mbrëmë në qytetin e Beratit ndërsa edhe autopsia ka nxjerrë prezencën e fotoksinës në trupin e të ndjerës.

Policia arrestoi bashkëshortin vrasës, ndërsa ka nisur hetimi për të zbardhur arsyet e krimit brenda familjes.

Tomorr Zeqo ka qenë më parë i dënuar pasi ka kërcënuar vëllain e tij duke i hedhur granatë pranë banesës