40 Kongresmenë amerikanë kërkojnë pranim të Maqedonisë në NATO

40 Kongresmenë amerikanë kërkojnë pranim të Maqedonisë në NATO

40 Kongresmenë amerikanë kërkojnë pranim të Maqedonisë në NATOKontesti i emrit me Greqinë deri tani i ka kushtuar shumë Maqedonisë pasi është bërë shkak lër lënien jashtë NATO-s dhe ende nuk ka marrë një datë për fillimin e negociatave për antarsimin në Bashkimin Evropian.

Por një grup prej 40 kongresmenëve amerikanë kanë nënshkruar një letrër në të cilën kërkohet pranimi i Maqedonisë dhe i Malit të Zi në NATO, gjatë samitit të ardhshëm në Britaninë e Madhe që do të mbahet në Shtator.

Letra për anëtarsimin e maqedonisë në NATO është pregatitur nga kongresmenët Majkëll Taner dhe Eliot Engel. Në të kërkohët edhe hapja për procesit MAP për Bosnjë e Hercegovinën dhe Gjeorgji, si dhe hyrja e Kosovës në programin e Partneritet për Paqe. Letra është dërguar tek sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri.

“Me afrimin e samitit të NATO-s në Britani, ju bëjmë thirrje që t’i vazhdoni përpjekejt për zgjerim të jenë prioritet kyç për SHBA-në dhe për Aleancën. Konsiderojmë se SHBA-ja duhet të vazhdojë me bashkëpunim të ngushtë me vendet aspirante Gjeorgjinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën, si dhe me vendet e tjera nga Evropa e Mesme dhe Lindore, të cilat kërkojnë marrëdhënie më të afërta me SHBA-në dhe NATO-n. Në 25 vite pas fundit të Luftës së Ftohtë, vendet nga Evropa Lindore dhe Qendrore kërkuan pavarësi, demokraci dhe partneritet me SHBA-në dhe NATO-n. Përmes programeve të ndryshme për bashkëpunim, kryesisht të udhëhequra nga NATO, janë realizuar reforma të rëndësishme dhe është siguruar rritje e madhe ekonomike, menaxhim më i përgjegjshëm dhe qeverisje e të drejtës për miliona europianë, ndërsa gjatë dy dekadave të kaluara fryma e sigurisë kolektive të NATO-s ishte themeli i stabilitetit në rajon. Fuqimisht besojmë se perspektiva e sinqertë për anëtarësim në NATO për këtë grup aktual të vendeve-aspirante në mënyrë plotësuese do t’i përforcojë institucionet dhe vlerat demokratike dhe do ta rrisë stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, shkruhet në letrën e dërguar sekretarit Keri, njofton “Zhurnal”.

Kongresmenët paralajmërojnë në rreziqet nga presionet ndaj vendeve-aspirante nga ana e “forcave të jashtme të cilat duan ta ndajnë kontinentin dhe ta shkatërrojnë përkushtueshmërinë e vizionit për Evropë të bashkuar, të lirë dhe paqedashëse”.

Nënshkrimi i letrës nga 40 kongresmenë është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të përfaqësive diplomatike të vendeve dhe shoqatave të shteteve të interesuara. Letra në fund të javës së kaluar u paraqit në Stejt Departamentin Amerikan.