4-vjeçari i vjedh mamasë makinën dhe del shëtitje

4-vjeçari i vjedh mamasë makinën dhe del shëtitje

Një fëmijë 4-vjeçar i vodhi makinën së ëmës, teksa kjo e fundit flinte e doli të bënte një shëtitje, derisa u përplas me një makinë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Garsnas, Suedi dhe thuhet se fëmija udhëtoi për disa metra, para se të godiste një tjetër mjet.

Nëna e fëmijës mori vesh ç’kishte ndodhur vetëm kur fqinji i saj, i trokiti në derën e shtëpisë dhe “i dorëzoi” fëmijën mistrec.”Kur më shpjegoi se djali im kishte dalë shëtitje me makinë, mendova se po tallej. Nuk e besoja që ishte e vërtetë.

Ai nuk di të drejtojë një mjet dhe çelësat i kisha në xhaketë. Megjithatë i kishte marrë.

Mos më pyesni se si ndodhi. Nuk e di, isha në gjumë”,-ka thënë nëna e fëmijës për gazetën lokale, “Ystads Allehanda”.

Zëdhënësi i policisë tha se nuk do të ngrihet asnjë akuzë dhe se ishin shumë të lumtur që kjo ngjarje e pakëndshme nuk kishte shkaktuar viktima apo të lënduar.