4 kopjet historike të Magna Carta-s, bashkohen në Londër

4 kopjet historike të Magna Carta-s, bashkohen në Londër

4 kopjet historike të Magna Carta-s, bashkohen në LondërËshtë konsideruar gjerësisht si dokumenti më i rëndësishëm në historinë e Britanisë, si dhe një bazë për ngritjen e ligjeve demokratike për shekuj me radhë.

Bëhet fjalë për Magna Carta-n, marrëveshjen historike të nënshkruar nga Mbreti Xhon i Anglisë dhe baronët e rebeluar ndaj regjimit të tij për më shumë të drejta në vitin 1215.

Në ditët e sotme kanë mbijetuar vetëm katër nga kopjet origjinale të firmosura nga palët 800 vjet më parë, të cilat janë bashkuar në
Bibliotekën kombëtare të Londrës në prag të përvjetorit të rëndësishëm.

Magna Carta përcaktoi se as vetë monarku nuk ishte mbi ligjin, një përkufizim që është po aq i rëndësishëm sot sa edhe në mesjetë.
Kler Brei, shefja e dorëshkrimeve mesjetare në Bibliotekë, e cila ka qenë bazë edhe për kushtetutën amerikane, ka ndikuar botën anglishtfolëse për shekuj me radhë.

“Në mes të tekstit ka një klauzolë vendimtare që më tepër mund të quhet deklaratë ose parim që i ka rezistuar kohës. Klauzola është për të drejtën e gjykimit të lirë dhe i ndalon Mbretit që të arrestojë dhe burgosë njerëzit në mënyrë arbitrare. Kjo klauzolë është zemra e dokumentit”.

Normalisht vetëm dy prej kopjeve qendrojnë në Bibliotekën kombëtare ndërsa dy të tjerat qendrojnë në katedralet e Linkolnit dhe Salisbërit.

Kur u nënshkrua në Kështjellën e Uindsorit, dokumenti u shkruajt në 13 kopje, por vetëm katër i kanë mbijetuar kohës.
Dorëshkrimet do të qendrojnë në bibliotekë për tri ditë, ku më shumë se 40 000 vetë kanë bërë kërkesë për 1215 biletat për ta parë. Më pas do të dërgohen në sallën e parlamentit britanik e më pas do të shëtisin ishullin deri në verë kur është edhe përvjetori i saktë i 800-vjetorit të nënshkrimit nga Mbreti dhe baronët.