3-vjeçari që merret me krokodilët

3-vjeçari që merret me krokodilët

3-vjeçari që merret me krokodilëtCharlie Parker është një djalë 3-vjeçar i cili nuk ka aspak frikë të notojë me krokodilët.

Fotot e mëposhtme tregojnë vogëlushin duke luajtur me “shokun” e tij aligator me emrin Gump.Prindërit e Charlie janë pronarë të një kopshti zoologjik në Ballarat të Australisë dhe e kanë rritur djalin mes gjarpërinjve dhe krokodilëve duke e mësuar se si të merret me ta.

Greg Parker, babai i Charlie, është shumë krenar për djalin e tij: “Nuk e kemi nxitur të qëndrojë me krokodilët, thjesht ai i do shumë kafshët. Sigurisht që si të gjithë fëmijët ai ka frikë nga shumë gjëra, por jo nga gjarpërinjtë dhe krokodilët.”