28-vjeçari i gjatë vetëm 68 cm

28-vjeçari i gjatë vetëm 68 cm

28-vjeçari i gjatë vetëm 68 cmEdward Hernandez është 28 vjeç dhe ëndrra e tij është të zotërojë një fermë në periferitë e varfra të Bogotasë në Kolumbi, aty ku jeton.

Nuk është ndonjë ëndërr e madhe, por duhet të marrim parasysh se po flasim për një person vetëm 68 centimetra të gjatë që shumicën e jetës së tij e ka kaluar brenda shtëpisë pasi kërkonte të shmangte ngacmimet dhe pyetjet e shumta që i bënin njerëzit rreth përmasave.

Në vitin 2010 Edward u shpall burri më i shkurtër në Botë: “Isha shumë i lumtur dhe kam qarë shumë nga emocionet! U bëra i njohur.”

Por, “mbretëria” e tij zgjati vetëm 6 javë. Khagendra Thapa Magar në Nepal mbushi 18 vjeç dhe u fut në kategorinë e “burrit më të vogël në Botë”. Menjëherë vëmendja kaloi tek rekordmbajtësi i ri dhe Edward u trishtua shumë për shkak se fama u vanit menjëherë.

“U mërzita shumë që ma mori rekordin dikush tjetër, por më pëlqen jeta ime. Të gjithë më pëlqejnë dhe më puthin”, tha Edward.