28 Nëntori, peshëngritësit Begaj e Godelli ngrenë flamurin në Vlorë

28 Nëntori, peshëngritësit Begaj e Godelli ngrenë flamurin në Vlorë

28 Nëntori, peshëngritësit Begaj e Godelli ngrenë flamurin në VlorëNë ceremoninë e ngritjes së Flamurit me rastin e festimit të 102 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në qytetin e Vlorës ishin të pranishëm Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Flamuri kuq e zi nen tingujt e Himnit Kombetar, u ngrit nga dy figura të njohura të sportit shqiptar, shpallur së fundmi kampion bote në peshëngritje, Romela Begaj dhe Daniel Godelli.Më pas, krerët e lartë të shtetit zhvilluan homazhe edhe te varri i Ismail Qemalit.

E gjithë Shqipëria, ashtu si edhe trevat shqiptare e diaspora, festojnë ditën e Flamurit. Sheshet e qyteteve janë zbukuruar me simbole kuqezi dhe gjatë ditës rrugët pritet të mbushen nga qytetarë në kuadër të aktiviteteve të organizuara.

Një seri aktivitetesh kanë organizuar krerët e shtetit, në Tiranë por edhe në Vlorë, të cilët pritet të japin mesazhet e tyre në këtë ditë të rëndësishme.