2506 ankesa për fryrje të faturave

2506 ankesa për fryrje të faturave

2506 ankesa për fryrje të faturaveHiç më pak se 2506 ankesa janë evidentuar deri më tash për fryrje të faturave të energjisë në zyrat e kompanisë turke për distribuimin e energjisë elektrike KEDS.

Por, ankesa për këtë qëllim janë deponuar edhe në Zyrat e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE). Sipas të dhënave zyrtare, në zyrat e kësaj të parës, janë evidentuar 2506 ankesa. Ndërkaq në zyrat e ZRRE-së vetëm 353 sosh.

Guri Shkodra, zyrtar për informim në KEDS konfirmon numrin e ankesave të evidentuara për fryrje të faturave./zeri/