“21 Janari” në Apel, dorëhiqet gjyqtari

“21 Janari” në Apel, dorëhiqet gjyqtari

“21 Janari” në Apel, dorëhiqet gjyqtariJep dorëheqjen një prej gjyqtarëve të trupit gjykues të dosjes “21 Janari”, në seancën e parë gjyqësore të këtij procesi që nisi sot në Gjykatën e Apelit. Pasi ka marrë në shqyrtim masën e sigurisë për Agim Llupon, gjyqtari Agron Papajani, ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e tij fillimisht është kërkuar nga Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i Ndrea Prendit. Gjokutaj kërkoi dorëheqjen edhe për Fatos Qaton, me argumentin se Mirela Qato, bashkëshortja e tij është anëtare e PS dhe një nga organizatorët e 21 Janarit. Më pas, fjalën e ka marrë gjyqtari Papajani, ku ka deklaruar se jep dorëheqjen nga gjykimi i kësaj dosje.

Në seancë nuk kanë qenë të pranishëm Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Ata u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës. Në seancë ishte i pranishëm vetëm Margarit Kume. Treshja gjykuese përbëhej nga Astrit Haxhialushi, Fatos Qato, Agron Papajani. Seanca e radhës është shtyrë nga Gjykata e Apelit, për në 25 korrik.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/%E2%80%9C21-janari%E2%80%9D-n%C3%AB-apel-dor%C3%ABhiqet-gjyqtari#sthash.zECLUp5Y.dpuf