rusi207 të vdekur nga dimri i acartë në Rusi

207 të vdekur nga dimri i acartë në Rusi

rusi207 të vdekur nga dimri i acartë në RusiDimri i acartë i ka marrë jetën 207 personave , 18 prej të cilëve në 24 orët e fundit. Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh pasi kjo shifër nuk është zyrtare. Rajonet më të goditura janë ato të Tiunmenit dhe Çeliabiskut, në zonën e maleve Urale, ku temperaturat që kanë prekur -40 gradë celcius i kanë kushtuar jetën 41 dhe 37 personave.

Në Altai, në Siberi, janë regjistruar edhe 24 viktima të tjera. Megjithatë, temperaturat polare nuk kanë krijuar probleme të mëdha në sistemin e transportit, me aeroportet dhe autostradat kryesore të mbetura të hapura, edhe falë një tradite të gjatë përballimi të dimrave veçanërisht të ashpër në Rusi.

Temperaturat e ulta, aktualisht kanë përfshirë të gjithë Europën Lindore, me Poloninë që numëron mbi 100 viktima dhe dhjetëra të vdekur në Ukrainë, Bullgari apo Bjellorusi.