200 mijë njerëz aplikojnë për biletën pa kthim në Mars

200 mijë njerëz aplikojnë për biletën pa kthim në Mars

200 mijë njerëz aplikojnë për biletën pa kthim në MarsNjë biletë pa kthim për të jetuar në një vendbanim të mbyllur ku temperaturat jashtë tij arrijnë deri në -150 gradë celsius mund të mos përngjajë me asnjë nga ëndrrat që ka njeriu. 

Por në ditën e fundit të aplikimit, më shumë se 200 mijë njerëz nga 140 shtete të ndryshme të botës kanë aplikuar për të qenë pjesë e kolonisë së parë njerëzore në planetin Mars. 

Aplikantët kanë rënë dakord që të jetojnë në planetin e kuq për të gjithë pjesën e mbetur të jetës dhe do të jenë subjekt i xhirimeve për një program “Reality” në televizion.

Këtë e ka konfirmuar kompania që po organizon projektin, “Mars One”. Kolonia pritet që të vendoset në mars aty nga viti 2015, ndërsa katër astronaut do të vizitojnë koloninë çdo dy vjet për t’u siguruar që jeta vazhdon normalisht.

Nga 200 mijë kandidatë do të zgjidhen vetëm 24 deri në 40 prej tyre, të cilët do të ndjekin një trajnim të veçantë përpara nisjes së jetës së re.