20 vjeçarja hidhet nga kati i tretë i komisariatit të policisë

20 vjeçarja hidhet nga kati i tretë i komisariatit të policisë

20 vjeçarja hidhet nga kati i tretë i komisariatit të policisëNjë vajzë 20 vjecare hidhet nga dritarja e katit të tretë të policisë së Kukësit. Ngjarja ka ndodhur teksa ajo ishte e thirrur për të deklaruar, pasi një ditë më parë babai i saj kishte bërë denoncimin për zhdukjen e vajzës.

Vajza,me inicialet A/C, studente e vitit të dytë në universitetin e Kukësit ishte marrë në pyetje nga dy punonjës të policisë në prani të një psikologeje, e prokurorit dhe mësohet se ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj.

Pasi është mbyllur kjo procedurë vajza i është afruar dritares dhe është hedhur prej andej. Ajo u dërguar në spital, për fat jashtë rrezikut për jetën. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.