19 zjarrfikës humbin jetën nga zjarret në Arizona

Të paktën 19 zjarrfikës kanë humbur jetën duke luftuar me zjarret në qendër të shtetit të Arizonas në SHBA, shkruan BBC-ja, e cila citon mediat lokale.

Mësohet se 19 zjarrfikësit kanë humbur jetën teksa po luftonin në flakët, të cilat ishin drejtuar drejt qytezës Yarnell, vetëm 80 milje larg kryeqendrës së shtetit të Arizonës, Pheonix.

Zjarri nisi nga një shkëndijë ditën e premte dhe u përhap me shpejtësi mjaft të madhe, i ndihmuar edhe nga temperaturat e larta, si edhe erërat e forta.

Të paktën 200 shtëpi janë shkrumbuar deri më tani. Arizona dhe Kalifornia Perëndimore po regjistrojnë temperatura rekord këtë verë.

Humbja e 19 zjarrfikësve është humbja më e madhe që nga incidenti i 11 shtatorit. Presidenti amerikan, Obama, i cilësoi si heronj zjarrfikësit e ndarë nga jeta, të cilët sipas tij, sakrifikuan jetën për jetët dhe pronat e bashkështetasve të tyre.

Ndërsa senatori i Arizonas, John McCain, u tha familjarëve të viktimave se zemrat dhe lutjet e amerikanëve janë të gjitha me to.