|

18-vjeçarja që ndau Berluskonin nga gruaja

ITALI- Një ndarje e bujshme, në sytë e gjithë mediave. Kështu është cilësuar lajmi për divorcin mes kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe gruas së tij, tashmë prej shumë vitesh Veronika Lario.

Lajm që ka bërë xhiron e botës, publikuar nga të gjitha mediat prestigjioze. Vendimi është marrë nga Veronika Lario, e cila ka deklaruar se do t’i japë fund jetës bashkëshortore, pas dhimbjes së fundit e të madhe që i ka shkaktuar i shoqi.

Ndarja për çiftin, e kurorëzuar në vitin 1990 ka qenë deklaruar që më parë, nga bashkëshortja, por këtë radhë duket se pritet vetëm rruga ligjore për të vënë pikat mbi i.

Shkak për vendimin final, flitet se janë bërë zgjedhjet e fundit të të shoqit të saj, kreut të ekzekutivit italian, i cili përfshiu në listën e kandidatëve të partisë së tij për Parlamentin Europian, një balerinë, një aktore, një këngëtare dhe një mis bukurie.
[ad#ad-8]
Mbeturina të pacipa i ka quajtur Veronika zgjedhjet e bëra dhe përmes një letre ka akuzuar burrin e saj për mungesë pjekurie në ushtrimin e pushtetit duke ofenduar besueshmërinë e të gjithë grave. “Unë dhe tre fëmijët e mi jemi viktima dhe jo bashkëpunëtorë në këtë situatë”- mësohet të jetë shprehur ajo.

Pas kësaj, qershia mbi tortë ishte edhe ditëlindja e një 18-vjeçare, e cila e quante Berluskonin “Papi”. Mediat publikuan lajmin se Berluskoni ka qenë pjesë e ditëlindjes së vajzës, me emrin Noemi Letizia, madje ka qenë bujar edhe me një dhuratë të çmuar. “Një surprizë shumë e bukur. Vërtetë nuk e prisja që ‘papi’ të vinte”- ka thënë vajza për mediat.
Miqtë e vajzës kanë treguar gjithashtu se nuk i kanë besuar syve, kur kanë parë kryeministrin të vinte e t’i bashkohej festës. Para hyrjes, është përgatitur edhe terreni. Janë shuar dritat dhe më pas mamaja e vajzës me sytë që i shkëlqenin ka thënë: Ke një surprizë. Më pas, ajo që mediat italiane e kanë quajtur ‘pupilla’ e kryeministrit ka shtuar: me drita të fikura, hapet porta dhe ja.. shoh atë, papin.
Vajza ka sqaruar se kanë lidhje familjare mes tyre. familja është në gjendje të mirë, kanë edhe një parfumeri, ndërkohë që ajo shton se Berluskoni e do si ta kishte vajzë dhe ajo gjithashtu.

I indinjuar është shprehur pas gjithë kësaj Berluskoni. Për të, këto janë gjëra private që nuk duhet të përfundojnë në gazeta. Silvio Berlusconi është bërë xhind dhe ndjek gjithë sa thoin mediat për këtë histori. “I keni dhënë shumë vend kësaj historie private e të mbushur me falsitet. Keni marrë vetëm fjalët e zonjës dhe nuk më keni dhënë mua mundësinë të shpjegohem”- i përgjigjet mediave ai.
Në fakt, nuk ka asgjë të gënjeshtërt. Zonja Berluskoni përgatitet të kërkojë ndarjen zyrtarisht dhe këtë herë asnjë prej të dyve nuk ka ndër mend të bëjë përpjekje për të shpëtuar martesën.

“Jam i shqetësuar, kishim vendosur të duronim për shkak të dashurisë për fëmijët, por tashmë ka marrë fund. Nuk shoh më kushte për të shkuar përpara”- thotë ai, duke shtuar se i duket e pabesueshme që gruaja dhe opinioni publik kanë besuar se donte të mbushte listat elektorale me velina dhe për më tepër që hamendësohet për lidhjen e tij me një minorene.
Ai e quan lojë në kohë fushate, madje thotë se është e treta herë që Veronika i bën një gjë të tillë e për këtë duhet t’i kërkojë falje publikisht.
Duke iu rikthyer historisë me Neomin, sqaron se njihet me të atin dhe ai duke e ditur se Berluksoni ishte në Napoli, ndrysa flisnin për punë fushate e ka ftuar në festën e së bijës. “Më tha, hajde, do të jetë dhurata më e bukur e jetës sime”- thotë ai. Sipas tij, nuk ka asgjë të vërtetë për një histori, ndërkohë që vizita ishte në sytë e të gjithëve dhe jo e fshehtë./koha/

Etiketa: ,

3 përgjigje për “18-vjeçarja që ndau Berluskonin nga gruaja”

  1. Erjon says:

    Ky… hahaha asnje spo e do me dhe gruja e la lene ca thote ky.. gjithsesi mbetet mafjozi nr mbas siciljaneve

  2. meni says:

    hej tash jon ma te miret ne ket trio veq meda ma i miri duhet me pas nderin ata per meden me pa durim pe pres ket kang edhe albumin e medes

  3. tina says:

    po tasht nuk po interson kut per gru ose per burr cila tu doket merr ose cili tu doket nuk ka rasi sa vjeqare asht vetm a ka dret kunrizimi mua per veten timie nuk me interson ta kam jeten e mir ta lindi ne femi tew kam pre ke qfar do ke qfar race qfar kobesi nuk me interson qao naga klni

Komentoni