15-vjeçari francez, Ainshtajni i ri

15-vjeçari francez, Ainshtajni i ri

15-vjeçari francez, Ainshtajni i riDisa media franceze kanë cilësuar atë si Ainshtajni i ri. Neil Ibata, një 15-vjeçar francez që frekuenton liceun ndërkombëtar të Strasburgut dhe kur ka kohë të lirë bën stazh në një observator të qytetit francez ku punon i ati, dhe ka botuar tashmë një studim në revistën Nature.

Studimi, ku firmatori i parë është babai i Neil, ka zbuluar se përreth galaksisë Andromeda rrotullohen mjaft galaksi të vogla, që formojnë një disk perfekt. Kontributi i Neil, thotë i ati, ka qenë mjaft vendimtar.

” Në fund të verës dëshiroja ti mësoja të programonte dhe i kërkova të krijonte një modelim të lëvizjes së këtyre galaksive të vogla. Vetëm një javë dhe Neil zbuloi se ato formonin një disk që rrotullohej”, thotë ai. Dhe vetë shkencëtarët shprehen se këto rezultate vendosin në vështirësi të gjitha teoritë e formimit të galaksive.