13 mln euro për bizneset e vogla dhe të mesme

13 mln euro për bizneset e vogla dhe të mesme

13 mln euro për bizneset e vogla dhe të mesmeQeveria e Republikës së Maqedonisë përmes Ministrisë së Ekonomisë sivjet me 13,37 milionë denarë do t’i përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Përmes Programit për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do të përforcohet konkurrenca e tyre, sipërmarrësia dhe inovacioinet, ndërsa me këtë parashikohen për 50 për qind më shumë mjete nga vjet kur për këtë qëllim u veçuan 8,5 milionë denarë.

“Programi i ri për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme e miratoi Qeveria në seancën e fundit dhe me këtë parashikohet përkrahje direkte me gjithsej 125 masa. Për herë të parë parashikohet me 500.000 denarë të përkrahen kompanitë që planifikojnë që të sjellin HALAL sistem, ndërsa mjetet do të dedikohen që të sigurojnë ndihmë teknike dhe shërbime konsultative “, tha ministri i Ekonomisë Valon Saraçini në pres konferencën e sotme.

Nëse vlerësohet se ka interes më të madh për implementimin e HALAL sistemit, shtoi, mund të bëhet ridedikimi i mjeteve nga ndonjë grup tjetër, sepse vetëm shtatë kompani deri tani e kanë vendosur këtë sistem në Maqedoni.

“Për herë të parë janë planifikuar edhe mjete financiare për organizim të biznes konkurseve “Bëhu perspektiv, fillo biznesin tënd” me të cilin planifikohet që të motivohen studentët që të aplikojnë idetë e tyre për biznes”, theksoi Saraçini.

“Kriteret për vendosjen e mjeteve për të gjitha 15 masat, prej 14 janarit do të mund të shihen në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa në mesin e muajit në bashkëpunim me USAID -in zyrtarisht do të promovohet edhe ueb-faqja e re ku në një vend do të gjenden të gjitha programet për përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve”, përfundoi ministri i ekonomisë.