12 muajt e Jonida Vokshit në kalendarin sensual të 2013

12 muajt e Jonida Vokshit në kalendarin sensual të 2013

12 muajt e Jonida Vokshit në kalendarin sensual të 2013Jonida Vokshi, imazhi shumëvjeçar i platformës Digitalb, rikthehet sërish në ekran, por këtë radhë me kalendarin e ri 2013, të cilin e ka prezantuar kompania e njohur.

Jonida shfaqet e ndërgjegjshme se është e hijshme, sensuale dhe se ka një armë të fortë si buzëqeshja, ajo di gjithashtu se këto cilësi janë fare pak për t’u realizuar në jetë.

Për Jonidën, aktrimi, skena, duartrokitjet e publikut janë pasuria më e madhe dhe e pashlyeshme, shijen e të cilave ajo e ka përjetuar javë më parë në skenën e Teatrit të Metropolit, ku interpretoi si aktore.

U ndje mirë në rolin e Xhini Perkinsit, edhe pse nuk qe e lehtë të luante një personazh, që ndryshe nga gjithë të tjerët i shtyn paratë. Ndërsa të tjerët luftojnë për një valixhe me 735 mijë paund, ajo kërkonte të largohet prej tyre dhe këtë e bën përmes pijes.

Një eksperiencë aktoriale e veçantë për Jonidën, e cila ka menduar që gjithë potencialet e saj artistike t’i fokusojë përtej televizionit, pa përjashtuar mundësinë e shfaqjes këtë herë si regjisore, degë për të cilën është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura. Stina e nxehtë e verës ia kishte “çorientuar” mendjen, mes pushimeve në det dhe dëshirës për t’u relaksuar, teksa projektet artistike profesionale i kishte lënë për më vonë. Dhe ja ku vjen edhe kalendari i ri, të cilin e ka realizuar me shumë mjeshtëri bukuroshja e njohur e shfaqur në 12 muajt e vitit.

Në janar, muaj ky shumë i ftohtë, ajo shfaqet shumë sensuale dhe në një prapaskenë me dëborë, derisa në shkurt më relaksuese, në një varkë përreth lumit, e veshur me një fustan me klas. Marsi është muaji që e sjell Jonidën më ndryshe teksa me taka të larta dhe një fustan të gjatë mundohet të kalojë nëpër ujë si një zonjë e vërtetë.

Në muajin prill dhe maj Vokshi shfaqet më prekëse duke pozuar kështu edhe me pëllumba, imazhe këto që ndjellin paqen, derisa në qershor, muaj ky veror, Jonida shfaqet rreth detit me një fustan seksi dhe me një krehje të lehtë, ndërsa pranë vetes ka një mace. Korriku dhe gushti janë gjithashtu muajt ku ajo tregon pamje nga deti dhe imazhe të nxehta, kurse shtatori dhe tetori janë sigurisht muaj vjeshte me shi e bubullima. Dhe në fund nëntori i vjeshtës, ku Jonida shihet e vetmuar në një mal të shkretë pranë ujqërve. Ky kalendar është ndër të vetmit që këtë vit është prezantuar nga ndonjë fytyrë publike.