12 menyra magjike per nje marredhenie erotike shperthyese

12 menyra magjike per nje marredhenie erotike shperthyese

12 menyra magjike per nje marredhenie erotike shperthyeseE dije qe kafeja nxit epshin femeror, se aroma e kanelles eshte nje stimulues i fuqishem per meshkujt, qe hudhra nxit ereksione me te forta dhe orgazma me intensive?

Shperblejeni veten dhe partnerin me buzeqeshje, perqafime dhe te puthura. Mos i harroni nevojat tuaja, ndersa Mapo zbulon 12 menyrat e nje libidoje ekzaltuese!

Kafeja nxit erosin femeror
Disa studiues te Universitetit te Southeestern, kane zbuluar se kafja nxit erosin femeror. Po vetem nese nuk merret ne sasi te medha. Ndersa per filxhanet e kafes pire rastesisht, ka avantazhe te medha.

Fuqia e fikut
Kete dhe egjiptianet i konsideronin fiqte afrodiziake te fuqishem. Ka gjasa qe ky frut fuqizon rezistencen seksuale fale permbajtjes se larte te aminoacideve. Ke menduar ndonjehere ta shijosh me ate mendje?

Per burrat nje caj special
Do te stimulosh erosin e tij? Provoje me cajin Damiana. Ka ne permbajtjen e tij nje bar qe nxit rajonin e poshtem. Perberesi aktiv eshte gonzalitosina qe provokon nje ndjenje euforie dhe ngacmimi ne organet gjenitale. Ndihmon edhe per te ngritur humorin, ne rastet kur shkaku i ikjes se deshires eshte nje depresion i lehte.

Stop
E dini cfare keshillojne keshilluesit e cifteve? “Beni nje marreveshje: nga e enjtja, deri ne fund te fundjaves nuk ka seks. Fakti qe nuk mund te beni seks do ju ndeze. Nderkohe, perqendrohuni te perkedheljet, embelsia, pra vetem te pjesa e ngrohjes se atmosferes…do e shihni se si do shpertheni te dielen”!

Hudhra mon amour…
Ca e urrejne, e megjithate hudhra eshte nje ushqim me nje mije veti kuruese. Edhe ne fushen seksuale. Permban ne fakt alucine, nje perberes aktiv qe rrit prurjen e gjakut ne zonat gjenitale, duke shkaktuar ereksione me te forta dhe orgazma me intensive. Mund te merret ne menyre natyrale, por edhe ne pilula pa ere.

Kujdes grimi!
“Veme bast qe pjesa me e madhe e grave, heren e pare qe ka bere dashuri me partnerin e saj nuk e ka hequr trukun”. Keshtu thone autoret e manualeve erotike. Por pas pak kohe, fillojne ta heqin trukun, te veshin rroba me komode. Keshilla e tyre? Beni dashuri ne kohen kur jeni ende ne formen “gati per te dale”. Mund te sherbeje per te zgjuar zjarrin e dikurshem. Kur ndihesh me terheqese e perjeton me mire erosin.

Per cokollaten nuk ka me dyshime
Por, me mire ta evitosh cokollaten e bardhe ose me qumesht per te ngrene me mire ate te zezen, me te pakten 70 per qind kakao. Permban fenilalamine, nje aminoacid qe te ngre humorin.

E keni provuar me kanelle?
Sipas studiuesve, aroma qe nxit me shume nje burre eshte ajo e shkopinjve te kanelles. Kjo arome ka rezultuar me stimuluesja per burrat ne aspektin seksual. Arsyeja? Aroma e kanelles rrit prurjen e gjakut ne gjenitale, duke fuqizuar ereksionin.

Sporti ju ben ‘sexy’
Gjysme ore ne dite ushtrime fizike permiresojne performancen erotike. Jo vetem sepse te lejojne te kesh me shume energji, por edhe sepse kur ndihesh mire me trupin tend te ben te dukesh me seksi.

Asnjehere pa drite
Eshte zbuluar qe nje ore ne dite nen driten e diellit mund te rizgjoje deshiren seksuale te nje burre duke rritur nivelet e testosteronit deri ne 69 per qind.

Po ginseng-ut!
Gingseng-u korean eshte perdorur si nje stimulant deshire per me shume se 7 mije vjet. Karakteristika e saj ne fakt eshte ajo e rritjes se fluksit te gjakut ne organet gjenitale dhe e stimulimit te energjise fizike dhe mendore. Eshte e perkryer nese per gjendjen e renies se deshires per shkak stresit.

TV lamtumire!
Sipas nje studimi, ciftet qe mbajne televizor ne dhomen e gjumit kryejne dy here me pak marredhenie seksuale se sa ata qe i mbajne larg. Arsyeja: televizori ne dhome i huton te dy, nderpret gjumin dhe zbeh deshiren per eros.

/Burimi: Telegrafi