Përkujtohet sot Masakra e Srebrenicës

11 Korriku risjell në kujtesën Masakren e Srebrenicës

Përkujtohet sot Masakra e SrebrenicësSot 11 Korriku na sjell në mëndje e njerëzimit kujtimin e një prej masakrave më të tmerrshme të kryera në Evropë dhe në botë.

Më 11 Korrik 1995, ekstremistët serbë të përkrahur nga qeveria e atëhershme e Beogradit dhe duke përfituar nga heshtja dhe neglizhenca e OKB dhe e qeverive perëndimore, pushtuan Srebrenicën dhe masakruan 8372 burra dhe djem muslimanë boshnjakë.

Më pas kriminelët serbë i varrosën viktimat nëpër varrë masive dhe gjatë vitit të kaluar 775 viktima të zbuluara dhe të identifikuara u varrosën në një ceremoni tëveçantë. Edhe në ceremoninë e këtij viti janë varrosur 613 viktima në një memorial kushtuar masakrës së Srebrenicës.

Dhjetëra familje dhe të afërm të viktimave presin akoma identifikimin e kufomave për të përcjellë më pas për në banesën e fundit njerëzit e tyre më të dashur. Kjo masakër është vetëm një pjesë e krimeve të kryera nga serbët kundër popullsisëmuslimanë të Bosnjë nga vitet 1992-1995 dhe që OKB e ka njohur zyrtarisht si gjenocid.

Gjatë kësaj luftë mbi 200 mijëmuslimanë boshnjakë u vranë dhe mbi 2 milionë u detyruan të shpërngulen. Kjo luftë e përgjakshme nisi pas zhvillimit të referendumit në vitin 1992 për shkëputjen e BH nga ish Jugosllavia. Në vitin 1993, KS i OKB e kishte shpallur Srebrenicën zonë të sigurtë, por kaskat blu holandeze nuk bënë asgjë për të ndalur masakrimin e muslimanëve. Në prag të sulmit të ekstremistëve serbë, muslimanët e Srebrenicës kishin kërkuar të armatoseshin për ti bërë ballë një sulmi të mundshëm të serbëve, por kërkesa e tyre nuk u pranua nga kaskat blu të OKB. Para masakrës, forcat holandeze për të liruar 14 ushtarëholandezë që ishin kapur nga serbët, u dorëzuan serbëve një kamp ku ndodheshin mbi 5 mijëmuslimanë boshnjakë. Kaskat blu holandeze, jo vetëm që nuk kërkuan ndihmë nga OKB dhe NATO për të ndalur sulmin e serbëve në Srebrenicë, po i lanë vetëm dhe pa mbrojtje civilët muslimanë të këtij qyteti përballë sulmit të egër të kriminelëve serbë

Madje një prej komandantëve të forcave holandeze në një intervistë e cilësoi të logjikshëm veprimin e forcave holandeze për dorëzimin e Srebrenicës forcave serbe dhe ai së bashku me ushtarët e tjerë holandezë që ndodheshin në Srebrenicë u dekoruan dhe u shpërblyen nga qeveria e Hollandës. Organi gjyqësor i Hollandës ka hedhur poshtë paditë e ngritura nga të afërmit e viktimave të masakrës së Srebrenicës, për rolin e kaskave blu holandeze në këtë masakër pasi këto forca nuk zbatuan detyrën e tyre për mbrojtjen e këtij qyteti që ishte shpallur zonë e sigurtë nga OKB.Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka cilësuar “Srebrenicën” si masakrën më të madhe që pas Luftës II Botërore dhe si gjenocid ndaj popullsisë civile. Serbia ka shprehur keqardhje për masakrën por pa përmendur fjalën gjenocid.

Gjykata e apelit në Hagë po shqyrton një kërkesë të shoqatës “Nënat e Srebrenicës” për gjykimin e OKB për shkak të qëndrimit pasiv të mbajtur gjatë masakrimit të mbi 8 mijë muslimanëve boshnjakë në Srebrenicë nga forcat serbe.Më parë Gjykata e Hagës kishte deklaruar se nuk mund të gjykojë OKB-në për shkak të imunitetit juridik të kësaj organizate. Avokati AxelHagedorn që përfaqëson shoqatën “Nënat e Srebrenicës”, deklaroi se asnjë imunitet nuk është absolut. Kohët e fundit, si rezultat e presioneve të familjarëve të viktimave, një gjykatë në Holandë ka vendosur se shteti holandez ishte përgjegjës për vdekjen e tre myslimanëve boshnjakë, gjatë masakrës së Srebrenicës, në vitin 1995.

Trupat holandeze kontrollonin “zonën e sigurt” të OKB-së në korrik të vitit 1995, kur forcat serbo-boshnjake e pushtuan atë dhe vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë.Qeveria holandeze është përballur me disa çështje gjyqësore në vitet e fundit lidhur me Srebrenicën. Por ajo ka deklaruar se trupat e saj u braktisën nga OKB.“Gjykata ka vendosur se shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e këtyre personave, pasi trupat holandeze të OKB-së nuk duhet t’ua kishin dorëzuar ata trupave serbo-boshnjake”, ka deklaruar një zëdhënëse e Hagës.Vendimi në fjalë urdhëron qeverinë holandeze që t’u paguajë dëmshpërblime familjarëve të personave që mbetën të vrarë. Është interesant ky vendim gjyqësor që e shpall Holandën fajtore për vdekje e vetëm 3 prej viktimave në Srebrenicë, por që lë në harresë viktimat e tjera. Edhe pretendimi i qeverisë holandeze se trupat holandeze u braktisën nga OKB është tepër domethënës. Këto janë lojëra fjalësh për të fshirë prej vetes përgjegjësinë dhe turpin për këtë masakër çnjerëzore. Me shumë të drejtë ngrihet pyetja se kush është përgjegjës për gjakun e njerëzve të pafajshëm që u derdh në Srebrenicë?

Megjithëse kanë kaluar 18 vjet nga masakrimi i mbi 8 mijë muslimanëve boshnjakë nga kriminelët serbë, tmerri i kësaj tragjedie vazhdon të mbetet në memorien e njerëzimit. Tragjedia në fjalë, që u mori jetën 8372 personave, ishte një ndër pjesët më të errëta të historisë së kohëve të fundit në Evropë. Në ato ditë, trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç, hynë në Srebrenicë dhe masakruan popullsinë myslimane. 8372 të vdekur është bilanci zyrtar, por banorë të Srebrenicës, të mbijetuar nga masakra, deklarojnë se viktimat mund të jenë më shumë se 10 mijë. Më 11 korrik të 1995 qyteza e Srebrenicës u la prej vëzhgueseve të OKB-së në duart e ushtarëve serbë.

Si rrjedhim, në zemër të Evropës së civilizuar dhe para syve të vendeve perëndimore që pretendojnë se janë flamurtarë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndodhi një nga masakrat më të zeza që konsiderohet si një krim kundër njerëzimit. Në këtë krim është përgjegjëse edhe Amerika. Në atë kohë, Bill Klinton nuk urdhëroi forcat amerikane të ndërhyjnë për evitimin e tragjedisë. Kur më pas u pyet nga mediat për arsyen e këtij veprimi, Klinton tha: “Ne s’kemi interesa në atë rajon.” Mediat njoftuan se masakra e Srebrenicës është kryer nën vëzhgimin e avionëve spiunë amerikanë U-2, por Shtëpia e bardhë vetëm sa e vëzhgoi këtë tragjedi dhe nuk bëri asgjë për ndalimin e saj.

Një vështrim mbi zhvillimet pas shpërbërjes së Jugosllavisë, e bën të qartë se BH për shkak të popullsisë muslimane të saj u bë viktimë politikave dyfytyrëshe të perëndimit dhe e bashkëpunimit të fshehtë të vendeve perëndimore me kriminelët serbë. Megjithëse lufta në BH përfundoi pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit të sponsorizuar nga SHBA dhe BE, akoma edhe sot BH është objekt i krizave dhe diskriminimit.

Edhe pse pas 16 viteve të kësaj tragjedie janë hedhur hapa pozitiv si kapja e kriminelit Ratko Mlladiç, por akoma nuk janë zbardhur shumë dimensione të fshehta të kësaj masakre dhe vendet evropiane të cilat kanë qenë të zhytura në këtë spastrim etnik vazhdimisht janë munduar të fshehin gjurmët e pjesëmarrjes së tyre në këtë spastrim etnik. Zbardhja e të gjitha dimensioneve dhe zbulimi i të elementëve që kanë marrë pjesë në këtë spastrim etnik do të ndihmonte në parandalimin e përsëritjes së të tilla gjenocideve në botë dhe do t’i qetësonte sadopak familjet e dëshmorëve të rënë në këtë masakër e cila është një njollë e zezë për botën ‘demokratike’ të perëndimit.