106 vjet burg për 120 shqiptarë të vrarë

106 vjet burg për 120 shqiptarë të vrarë

106 vjet burg për 120 shqiptarë të vrarë Dënimin i 9 ish-pjesëtarëve të njësisë Çakalli për këto masakra, Çeku nuk e ka parë si dënim të përgjegjësve kryesorë. Për të fajtor është shteti serb që ka organizuar dhe kryer krimet në Kosovë, duke përfshirë masakrën në Qyshk, në maj të vitit 1999.

Dënimi prej 106 vjet burg për vrasjen e 120 shqiptarëve të Qyshkut, Zahaqit, Lybeniqit e Pevlahanit, nuk ia ka “shëruar plagën” gjeneralit Agim Çeku, babai i të cilit ishte vrarë po ashtu – shkruan Koha Ditore. . Dënimin i 9 ish-pjesëtarëve të njësisë Çakalli për këto masakra, Çeku nuk e ka parë si dënim të përgjegjësve kryesorë.

Për të fajtor është shteti serb që ka organizuar dhe kryer krimet në Kosovë, duke përfshirë masakrën në Qyshk, në maj të vitit 1999. Fajtorët më së shumti janë dënuar me nga 20 vjet, përfshirë edhe të akuzuarit e parë Toplica Miladinoviq, Milojko Nikoliq dhe Dejan Bulatoviq. Viktima më e re ishte 19 vjeçare, më e vjetra 87 vjeçare. –