100 mijë të vrarë në Siri

100 mijë të vrarë në Siri

100 mijë të vrarë në SiriKombet e Bashkuara kanë njoftuar se në Siri janë rreth 100 mijë viktima prej që kanë filluar trazirat në këtë shtet.

siri_traziraËshtë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, që tha se më se 100 mijë njerëz janë vrarë në luftën civile në Siri.
Ban i bëri thirrje qeverisë së Sirisë dhe opozitës, që ta ndalin dhunën në këtë konflikt 28 mujor, pasi “është thelbësore që të ketë konferencë paqësore në Gjenevë, sa më parë që të jetë e mundshme”.

Këto komente ai i bëri mbrëmë para takimit me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, i cili ishte afër zotit Ban Ki-moon, derisa ai e dha këtë deklaratë, në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Ndryshe, luftimet në Siri mes përkrahësve dhe kundërshtarve të presidentit Bashar Al-Asad kanë filluar që prej 28 muajsh, ndërsa në muajin e fundit mësohet se janë vrarë 7 mijë persona.