10 vite burg për xhihadistët, dënohen edhe ata qe nxisin mercenaret

10 vite burg për xhihadistët, dënohen edhe ata qe nxisin mercenaret

10 vite burg për xhihadistët, dënohen edhe ata qe nxisin mercenaretQeveria ka vendosur t’i thotë Ndal pjesëmarrjes së shqiptarëve në luftën e përgjakshme të Sirisë, këtë radhe duke kryer ndryshimë në kodin penal. Çdo person që do të bëjë thirrje për luftë, ose që nxit e rekruton persona, ose që shkon në këto konflikte, do të dënohet me burg që arrin sipas rastit deri në 15 vjet.

Amendamentet janë përgatitur nga Kreu i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj dhe do të diskutohen së shpejti për t’u miratuar në Kuvend. Projektligji shoqërohet me një relacion ku bëhet e ditur se Shqiperia nuk ka nënshkruar dhe ratifikuar asnjë nga rezolutat e OKB që bëjnë fjalë për mercenarizmin dhe pjesëmarrjen në konfliktet në territore të huaja.

Për pasojë, rreziku i pjesëmarrjes së shqiptareve në këto luftime në çdo vend është i lartë e duhet të gjejë zgjidhje në kodin penal. Ndërhyrja do të bëhet në nenin 265 të kodit aktual, me tre shtesa.

Pjesëmarrja në formacione luftarake në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj, pa qene pjesëtar i Forcave të Armatosura të njërës prej palëve ose misioneve ushtarake zyrtare të Forcave të Armatosura të një shteti që nuk është palë në konflikt, ose një organizatë ushtarake ndërkombëtare dënohet me burg nga 3 deri në 8 vjet burg.

Kur kjo vepër penale kryhet me qellim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj, dënohet me burg nga 5 deri në 10 vjet burg. Por më shumë do të dënohen ata që nxisin, organizojnë dhe financojnë mercenaret.

Nxitja, rekrutimi, organizimi, drejtimi, stërvitja, krijimi apo përdorimi i fondeve e mjeteve të tjera për financimin e personave në çdo lloj forme dhe mënyre për të kryer veprat penale të parashikuara nga neni 265 / A, dënohet me burg nga 5 deri në 15 vjet. Ndëshkim me burg do të këtë edhe për ata që bëjnë thirrje publike.

Thirrja në mënyrë publike në çdo lloj forme, mjeti, mënyre për pjesëmarrje në veprime luftarake të parashikuara si vepra penale nga neni 265 / a, i këtij kodi, dënohet me burg deri në 3 vjet.

Amendimet vijnë në kohen kur në Siri kanë humbur jetën rreth 10 shqiptarë, besimtare muslimane, të cilët në të shumtën e rasteve i janë përgjigjur thirrjes për t’u bere pjesë e luftës së shenjtë, e njohur ndryshe me emrin Xhihad. Shume pjesëtare në këtë lufte kanë shkuar edhe nga Kosova.

Edhe në vendin fqinj është diskutuar t’i jepet fund këtij fenomeni përmes ndërhyrjeve ligjore. Ekspertet thonë se çdo person që është përfshirë në këto grupe luftarake në Siri, mund të ketë sjellë ekstremistë kur të kthehet në atdhe.