10 veturat më të shiturat gjatë vitit 2012

10 veturat më të shiturat gjatë vitit 2012

10 veturat më të shiturat gjatë vitit 2012Edhe përkundër krizës ekonomike që ka mbretëruar gjatë viteve të fundit në mbarë botën, viti 2012 sa i përket tregut të veturave luksoze, nuk ka shënuar rënie, përkundrazi në shumë shtete përqindja e veturave luksoze të shitura, edhe është rritur.

Edhe pse çmimet për këto vetura janë jashtëzakonisht të larta, ato vazhdojnë të blihen me të madhe nga adhuruesit e luksit dhe shpirtit sportiv.

Këtë vit ndër veturat luksoze më të shitura, kanë dominuar modelet e Audi-s dhe BMW-s, por nuk kanë munguar as modelet tjera luksoze. Ne ju prezantojmë 10 veturat luksoze që kanë qenë më të shiturat gjatë vitit 2012.

BMW Z4

Kjo veturë vërtetë e bukur dhe sportive, ka qenë e preferuara e adhuruesve të vozitjes sportive dhe përplot adrenalinë. Për ta poseduar këtë veturë, duhet ndarë rreth 66.000 dollarë.

BMW X6

BMW X6 edhe gjatë vitit 2012 ka qenë jashtëzakonisht e kërkuar, kjo falë cilësive të treguara, por edhe pamjes vërtetë atraktive dhe shumë sportive. Çmimi i modelit bazë të kësaj veture të mrekullueshme, sillet në rreth 73.000 dollarë.

Audi R8

Modeli më sportiv dhe atraktiv i Audi-s Audi R8, i cili së fundmi ka përjetuar disa përmirësime si në dizajn, ashtu edhe në karakteristika tjera, vazhdon të pushtoj zemrat e adhuruesve në mbarë botën, edhe pse çmimi i tij sillet në rreth 132.000 dollarë.

Mercedes-Benz CLS

Mercedes-i si gjithmonë mbetet lartë në majën e veturave më të preferuara dhe modeli CLS është në mesin e të preferuarve. Ky model i mrekullueshëm edhe këtë vit ka shënuar shitje të jashtëzakonshme, ndërsa çmimi i tij është rreth 84.000 dollarë.

Cadillac Escalade

Cadillac mbetet njëra ndër veturat më të preferuara në Amerikë, por viteve të fundit ka arritur të pushtojë blerës në mbarë botën, kjo për shkak të cilësive vërtetë mahnitëse që ofron por edhe pamjes atraktive dhe luksoze. Çmimi i tij sillet në rreth 87.000

Nissan GT-R

E shpallur si vetura më e mirë e vitit 2012, Nissan GT-R falë performancave të jashtëzakonshme dhe pamjes tejet atraktive, ka qenë jashtëzakonisht e shitur dhe interesimi për të vazhdon të jetë i lartë.

Porsche 911

Kjo listë do të ishte e zbrazët pa pasur edhe një përfaqësues nga Porsche dhe asnjë model nuk e bën këtë më mirë se sa versioni 911, i cili vazhdon të jetë shumë i preferuar, edhe pse çmimi i tij sillet në rreth 190 mijë dollarë.

Volkswagen Touareg Diesel

Edhe Volswagen ka arritur që me modelin e vet Touraeg të gjej vend në këtë listë, pasi shifrat e shitjes janë tejet të larta, duke marrë parasysh se është një veturë që tashmë është dëshmuar për kualitet dhe luks. Çmimi i tij sillet në rreth 71.000 dollarë.

Lexus LX 570

Lexus ndihet për luksin e lartë që e aplikon në modelet e veta, ndërsa kulmin e ka arritur me modelin LX 570, i cili ka shënuar shitje të jashtëzakonshme, edhe pse kushton rreth 84.000 dollarë.

Audi Q7 Diesel

Edhe një model tjetër luksoz nga Audi që ka shënuar shitje rekorde gjatë vitit 2012, kjo falë një pamjeje vërtetë sportive, por edhe performancave të jashtëzakonshme sportive. Çmimi i këtij modeli sillet në rreth 63.000 dollarë.