“The Expendables” vazhdon të mbajë kreun
“The Expendables” ka vazhduar të mbajë kreun e top listës amerikane të filmave, duke mbledhur rreth 16 milionë dollarë gjatë vikendit.
Filmi është ndjekur nga dy rivalë të ngushtë, “Vampires Suck”, që debutoi në pozitën e dytë me 12.2 milionë dhe filmi më i ri i Julia Roberts, ”Eat Pray Love”, që u rendit i treti me 12 milionë dollarë.
Nga debutuesit tjerë janë edhe filmi “Lottery Ticket” që u rendit i katërti, pastaj “Piranha 3D” i gjashti, “Nanny McPhee Returns” në pozitën e shtatë dhe filmi i ri i Jennifer Aniston, “The Switch” që debutoi në pozitën e tetë
Përfundimisht filmi Inception ka rënë në vendin e nëntë me 7 milionë dollarë të fituar gjatë vikendit, ndërsa “Scott Pilgrim Vs. The World” ka mbyllur top 10 me 5 milionë.
Top 10 i filmave më të shikuar të vikendit në SHBA
1. (1) The Expendables – $16,500,000
2. (-) Vampires Suck – $12,200,000
3. (2) Eat Pray Love – $12,000,000
4. (-) Lottery Ticket – $11,125,000
5. (3) The Other Guys – $10,100,000
6. (-) Piranha 3D – $10,035,000
7. (-) Nanny McPhee Returns – $8,310,000
8. (-) The Switch – $8,100,000
9. (4) Inception – $7,655,000
10. (5) Scott Pilgrim Vs. The World – $5,034,000