“Dashuria që vret” premierë e baletit në Prishtinë
“Dashuria që vret” është premiera e baletit që do të shfaqet nesër mbrëma në Prishtinë. Tashmë kanë përfunduar përgatitjet për këtë shfaqje me koreografi nga mjeshtri i baletit shqiptar, Ilir Kerni.
Shfaqja “Dashuria që vret”, është premiera e katërt e baletit të Kosovës për vitin 2010. Ky vit është cilësuar më i suksesshmi për baletin kosovar që nga viti 1972. Drejtori i Baletit, Ahmet Brahimaj, tha se është një sukses i madh që kanë arritur në nivelin e shfaqjeve të tilla si ajo që do të shfaqet në mbrëmjen e 23 dhjetorit.
“Trupa e baletit e ka bërë punën e vet brenda mundësive…”
Koreografi nga Shqipëria, Ilir Kerni, edhe pse ka hezituar ne fillim të pranojë ofertën nga Baleti i Kosovës, ai tani është i bindur që kjo trupë është e përkushtuar dhe dinjitoze. Iliri është i lumtur që ka punuar me trupën e baletit kosovar, duke theksuar se edhe pse në kushte të vështira për të punuar, kjo trupë premton shumë për të ardhmen e baletit. Ai shpjegoi se çfarë përmban shfaqja “Dashuria që vret”.
19 balerinët e kësaj trupe, do të kërcejnë në skenën e Teatrit Kombëtar për 45 minuta, ku nëpërmjet muzikës dhe lëvizjeve prekin ndjenjat e përfshira në tematikën e shfaqjes.
suksese trupes se kosoves,pamundesia per ta pare shfaqen,por jam e bindur,qe ka qene,e sussheshme
Une
dua te regjistrohem per balet sepse kam talent
Edhe sepse jam e vogel un di te vallezoj
mua po me pelqen kjo por trupin elastik