images

”Ekolëvizja” bën thirrje për transport pa makina

Rrjeti i OJQ-ve `Ekolëvizja`, në prag të shënimit të Ditës Botërore pa makina, ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të gjejnë zgjidhje të tjera të qarkullimit dhe t`i përdorin sa më pak makinat.

Drejtues të këtij rrjeti kanë pohuar se janë duke biseduar me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mjedisit që bashkërisht ta shënojnë këtë ditë me 22 shtator. Aktivitetet sipas `Ekolëvizjës` janë të parapara të fillojnë nga ora 11, ku nga sheshi “Nënë Tereza” ata do të qarkullojnë me biçikleta.

Valton Karaxhiu, nga ”Ekolëvizja”, tha se me këtë fushatë, `Ekolëvizja` dëshiron që bashkërisht me qytetarët, se paku për një ditë t`i lënë makinat dhe ta promovojnë përmirësimin e transportit publik, çiklizmit dhe ecjes.

Ndryshe me 22 shtator njerëzit nga e gjithë bota bashkohen në rrugë dhe lagje për t`i treguar botës se shoqëria nuk duhet të jetë e dominuar nga makinat