“The Stone Roses” ribashkohen

“The Stone Roses” ribashkohen

The Stone Roses” ka konfirmuar se është ribashkuar. Këtë e ka bërë gjatë një konference për shtyp të mbajtur të martën pasdite.

Frontmeni i bendit “Ian Brown”, kitaristi John Squire, basisti Mani dhe bateristi Reni, janë bërë bashkë duke thënë se më 29 dhe 30 qershor të vitit të ardhshëm do të mbajnë koncertet në “Heaton Park”, aty ku kishin bërë muzikë për të parën herë. 

Ata gjithashtu kanë zbuluar se janë duke punuar në këngë të reja dhe që po synojnë të bëjnë një turne. Kur janë pyetur nëse grupi është duke punuar në album të ri, frontmeni Brown ka menduar për disa sekonda.

“Shpresojmë që po. Kemi thënë ndonjëherë që s’e kemi ndërmend”, është përgjigjur ai.

Pëshpëritjet për një ribashkim të bendit kishin nisur në vitin 2005, kur Mani shoqëroi Brown gjatë një koncerti në Glastonbury. Megjithatë, atëherë Mani kishte thënë se një bashkim i bendit do të ndodhte kur “Manchester City do të fitojë Kupën e Evropës”.

Ndërkohë në përvjetorin e 20-të të bendit në vitin 2009, kishte dalë lajmi se bendi është duke përgatitur album. Por lajmi ishte mohuar shpejt nga vetë Brown. Në prill të këtij viti kishin nisur përsëri thashetheme që flisnin për një takim të bendit. Mani edhe një herë kishte refuzuar të pranonte një gjë të tillë.

Tek të martën thashethemet u bënë të vërteta. Lajmet në media se grupi ishte parë së bashku të premten e kaluar nuk kishte më se si të mohohej. Kësisoj ata kishin lajmëruar një konferencë për media.

“The Stone Roses” është formuar në vitin 1983. Albumin debutues e ka publikuar në vitin 1989, duke e titulluar me emrin e bendit. Më vonë ata kishin publikuar edhe shumë albume të tjera, ndërkohë që në vitin 1996 ishin ndarë. Bendi është i njohur si lëvizje shoqërore përmes muzikës rock-alternative.